Telegrafi

Jorginho firmos aksidentalisht fanellat e tifozit të Christian Pulisic – ai e shpreh acarimin në Twitter

Është shumë e zakonshme që tifozët e futbollit t’u kërkojnë lojtarëve profesionistë të nënshkruajnë një fanellë.

Në fakt, është bërë kaq e zakonshme në epokën moderne saqë shumica e futbollistëve të nivelit elitar e bëjnë këtë pa refuzuar.

Nëse ata janë duke u futur në stadium apo në stërvitje dhe shohin një mbështetës duke mbajtur një fanellë, instinkti i tyre i parë është të kalojnë, të rrëmbejnë stilolapsin e ofruar – ose të përdorin të tyrin – dhe ta nënshkruajnë atë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jorginho

Zakonisht, është një akt që shkon shumë mirë, por jo në një rast shumë të fundit që përfshin mesfushorin e Chelseat dhe Italisë, Jorginhon.

Blutë kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një turne para-sezonal dhe ata do ta fillojnë atë duke shijuar disa stërvitje me mot të ngrohtë në Los Angeles, Kaliforni.

Një tifoz futbolli nga LA mendoi se do të ishte një ide e shkëlqyeshme të paraqitej dhe të shihte skuadrën duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të parë përgatitore kundër skuadrës meksikane Club America më 17 korrik.

Madje ai solli edhe fanellat e tij me emrin e Christian Pulisic (SHBA dhe Borussia Dortmund) që lojtari t’i nënshkruante.

Por, në vend që Pulisic të lërë autografin e tij, tifozi në fjalë, Justin, tani ka firmën e Jorginhos në secilën prej fanellave me emrin e anësorit amerikan në anën e pasme.

 

Justin shkroi në Twitter: “Dje u përpoqa ta bëja Pulisicin të nënshkruante fanellat e tij për SHBA dhe Dortmund në stërvitjen e Chelsea (ai nuk e bëri). Në vend të kësaj, Jorginho erdhi në mënyrë befauese dhe menjëherë nënshkroi të dyja pa pyetur. Nuk e kam idenë pse, askush tjetër nuk e ka bërë. Fanellat e mia tani janë shkatërruar dhe jam shumë i zhgënjyer”.

Ai më pas ngarkoi pamjet e Jorginhos duke nënshkruar secilën prej fanellave të Pulisic. /Telegrafi/