Jorginho ka thënë se ai është i befasuar dhe shumë i lumtur që ka arritur ta marrë mbështetjen e tifozëve të Chelseat për këta muaj.
Mesfushori italian nuk ka ndryshuar pozicion që nga sezoni i kaluar me Maurizio Sarrin dhe tani po luan me Frank Lampardin po ashtu në atë pozitë.
“Jam i befasuar me ndryshimet që kanë ndodhur në klub, pasi ishte diçka e pamundur për mua”, ka thënë Jorginho për The Sun.
“Jam i befasuar se si tifozët e kanë ndryshuar mendjen për mua. Kam punuar shumë. Unë kurrë nuk kam thënë asgjë, vetëm kam bërë punë, punë dhe vetëm punë për t’i marrë këto rezultate”.
“Është një mundësi për mua që të tregoj se këtu nuk erdha shkaku i Maurizios (Sarrit). Në këtë sezon po luaj më shumë me topa të gjatë dhe kam më shumë liri në këtë formacion”, ka shtuar më tej italiani.
Jorginho është përshtatur mjaftë mirë në formacionin 4-2-3-1 të Lampardit dhe nga java në javën po komponohen mjaftë mirë. /Telegrafi/