Site icon Telegrafi

Jorge Mendes: Ronaldo është më i miri në histori të futbollit dhe këtë e dini

Jorge Mendes, një nga agjentët më të fuqishëm në botë

Jorge Mendes ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari  më i mirë në histori të futbollit edhe pse nuk arriti ta fitonte Topin e Artë.

Portugezi në këtë vit ishte në vendin  e tretë për trofeun më të madh për një lojtar, pasi përfundoi pas Lionel Messit dhe Virgil van Dijkut.

Argjentinasi fitoi Topin e Artë të gjashtë në karrierë, duke e lënë pas vetes 34-vjeçarin me pesë sosh, por që agjenti i këtij të fundit ka deklaruar se tashmë dihet se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Jorge Mendes

“Cristiano është lojtari më i mirë në histori dhe ju e dini këtë”, ka thënë Mendes në ceremoninë Gran Gala del Calcio.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Ronaldos pasi u zgjodh lojtari më i mirë në Itali

Presidenti i Barcelonës, Jospe Maria Bartomeu, ka një pamje më ndryshme, pasi ka thënë se Messi është më i miri në histori.

Ronaldo arriti të fitonte çmimin e lojtarit të vitit në Serie A dhe nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që u mbajt në Paris të Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version