Site icon Telegrafi

Jorge Mendes qetëson tifozët e Barcelonës: Yamal do të nënshkruajë kontratë të re

Agjenti i anësorit të Barcelonës , Lamine Yamal , Jorge Mendes, ka komentuar të ardhmen e klientit të tij.

Ai u takua me drejtuesit e Blaugranës në Lisbonë dhe kanë diskutuar për të ardhmen e sulmuesit sensacion.

Mendes ka konfirmuar se Yamal do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantin katalunas.

Lexo po ashtu Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

“Yamal patjetër do të nënshkruajë një kontratë të re me Barçën, kjo është e garantuar”.

“Sot, ne folëm vetëm për Lamine – ai do të qëndrojë me një kontratë të re”, tha Mendes.

Lexo po ashtu Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Marrëveshja aktuale e lojtarit është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version