Telegrafi

Jordi Alba shënon supergol pas asistimit magjik të Messit

Barcelona ka gjetur golin e parë në përballjen ndaj Osasunas në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Është mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1 të Barcelonës.

Goli i Albas ishte i jashtëzakonshëm dhe erdhi në minutën e 30-të të takimit.

Ky gol erdhi pas një asistimi të bukur dhe milimetrik të Lionel Messit. /Telegrafi/