Manchester City po mendon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës në repartin e mbrojtjes.
Pep Guardiola ende ka shqetësime rreth opsioneve në krahun e majtë defansiv dhe është në dijeni për pakënaqësitë e Jordi Albas rreth bisedimeve për zgjatjen e kontratës me Barcelonën.
Tuttosport shkruan sot se anglezët po lëvizin reprezentuesin spanjoll, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.
“Nuk e di se çfarë mendon klubi për mua dhe është e çuditshme, sepse jemi në përfundim të marrëveshjes së bashkëpunimit”.
“Synimet e mia janë që të mbaroj karrierën time këtu, por ne do të shohim se çfarë janë qëllimet e tyre apo kur ata mendojnë se do të jetë e përshtatshme për të më thirrur”, deklaroi gjatë fundjavës futbollisti.
Futbollisti pritet të zgjat kontratën me katalunasit edhe për tre vitet e tjera dhe do t’i rritet paga vjetore.
Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 174 paraqitje për kampionët e Spanjës dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/