Telegrafi

Jordi Alba: Messi duhet ta fitojë Topin e Artë, CR7 është larg

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka deklaruar se Lionel Messi është shumë më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Madje, Alba beson se përkundër faktit se Messi fitoi vetëm La Ligan dhe Copa del Rey, duhet ta fitojë Topin e Artë sivjet.

“Shumë zëvëndësues kanë fituar evropianin, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve pa kontribouar fare. Në fund të ditës, është ajo që vendos një lojtar në fushë ajo që vlen dhe Messi ka qenë më i miri”.

“Ekzsiton një krahasim mes tyre. Debati gjithmonë do të ekzistojë dhe duhet të respektojmë Cristianon. Do të ishte budallallëk të mos respektojmë atë. Ai është lojtar i madh. Por, kush do që e do futbollin e di që Leo është më i miri”.

“Ajo që i jep Messit dimension shtesë është që ai gjithmonë mbetet i qetë. Çka do që ndodhë, asgjë nuk e prek atë dhe mënyrën se si ai luan”.

“Ai është një yll, ai është më i miri në botë dhe këtë po e tregon vit pas viti”, deklaroi Jordi Alba. /Telegrafi/