Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka pranuar se gjithmonë e kërkon Lionel Messin kur ai ka topin.
Kjo sipas spanjollit ndodh pasi argjentinasi është lojtari më i mirë në botë.
“Kurdo që kam topin, gjithmonë shikojë ku është topi”, ka thënë Alba për Marca.
“Ai ka shënuar aq shumë, ai është lojtar i rëndësishëm në skuadrën tonë dhe lojtari më i mirë në histori të futbollit”.
“Kjo fitore është shumë e rëndësishme për ne në ambiciet tona dhe jemi shumë të lumtur. Kemi punuar shumë dhe kështu fitorja na kënaq”.
“Kartoni i kuq i Villarrealit? Nuk jam i sigurt nëse ishte i verdh dhe i kuq, mund të interpretohet ndryshe”, shtoi spanjolli.
Alba ka asistuar pesë herë për Messin në La Liga, më shumë se çdo lojtar i Barcelonës. /Telegrafi/