Telegrafi

Jordanovski: Argumentimi për tërheqjen e pjesshme të vendimit për falje ishte kundërthënës

Kryetari i Maqedonisë e humbi shansin e fundit që së paku të mundej të gjindet ndonjë fjalë e mirë për të në ndonjë periudhë historike, si kryetar i shtetit, shkruan Deutsche Welle në gjuhë mqedonase, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me tërheqjen e pjesshme të faljes ai bëri edhe një gabim. Sipas Zoran Jordanovskit, argumentimi për tërheqjen e pjesshme të vendimit për falje ishte kundërthënës.

“Kryetari ua hedh fajin të tjerëve qe se kanë kuptuar esencën e faljes dhe e lidhë me krizen e refugjatëve. Bien në sy kundërthënia e argumentimit: “Thuheshte se kam dashur t’i mbrojë politikanët, se kam bërë të drejtë selektive”, thotë kryetari, që njëkohësisht ka lënë 30 persona të falur, të mbrojtur nga përndjekja penale. Ai pastaj, përsëri thekson “Nuk dua që askush të ketë dyshim. Asnjë politikan nuk është mbi ligjin. Asnjë politikan nuk është i paprekshëm. Secili do të përgjigjet për veprimet e veta”, citon Portalb deklaratën e tij.

Jordanovski shpreh habi për sjelljet e eurokomisarit Johannes Hahn.

“Han nuk është naiv. Nuk është prej dje në politikë. Ai në ndërkohë ka kaluar shumë kohë me liderët politik në Maqedoni. Në mos më tepër, vetëm periudha e testit “përmirësues” nga qershori deri në korrik për Marrëveshjen e Përzhinës është dashur t’ia hapë sytë, dhe të shohë se me kë ka punë. Ai sikur nuk po e dinë se kush po udhëheqë në Maqedoni. Nuk është i informuar? Kjo nuk flet mirë për një eurokomisar. Nga motive tjera? Edhe më keq për të dhe për funksionin që po e kryen. Për këtë arsye më mirë të heshte”, nënvizon Jordanovski./Telegrafi/