Jordania i ka deklaruar kufijtë me Irakun dhe Sirinë, si zona të mbyllura ushtarake pas sulmit vetëvrasës me bombë i cili la të vrarë 6 ushtarë të martën.
Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi, i cili ishte nisur nga territori sirian në drejtim të një kampi refugjatësh, shkruan BBC.
Qeveria jordaneze ka thënë se nuk do ndërtohen më kampe të reja refugjatësh, transmeton KosovaPress.
Ndërkaq, dhjetëra njerëz kanë marrë pjesë në marshin paqësor në të cilin janë ndezur qirinj në kujtim të viktimave në kryeqytetin jordanez, Aman.