Site icon Telegrafi

Jordania paralajmëron SHBA-të: Njohja e Jerusalemit kryeqytet i Izraelit me pasoja të rrezikshme

Ministri i Jashtëm i Jordanisë ka paralajmëruar SHBA-të për pasoja të rënda në rast se kjo e fundit e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ayman Safadi, ka njoftuar t’i ketë thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson se një deklarim i tillë do të shkaktonte zemërim të madh në botën arabe dhe myslimane.

Është spekuluar se presidenti Donald Trump do të  njoftojë së shpejti rreth vendimit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Jerusalemit, për të përmbushur kështu njërin nga premtimet e tij zgjedhore, transmeton KosovaPress.

Jared Kushner, dhëndri i Trump, tha se ende nuk ekziston ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë që në Twitter, Safadi ka shkruar:

“Fola me Sekretarin e amerikan të Shtetit Tillerson për pasojat e rrezikshme të njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Një vendim i tillë do të shkaktonte zemërim në botën arabe, atë myslimane, do të ngrisë tensione rreth naftës  dhe do të rrezikonte përpjekjet për paqe”.

E nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka pasur ende përgjigje.

 

Exit mobile version