Site icon Telegrafi

Jordania i dhuron Kosovës gjysmë milioni maska dhe 24 tonë pajisje tjera kundër COVID-19

Shteti i Jordaninë i ka dhuruar Kosovës një kontingjent prej 24 tonësh pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid-19, përfshirë maska, mantele, dezinfektues, etj.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook.

“Sot, së bashku me Ambasadorin tonë në Shqipëri, z. Nait Hasani pata nderin që të pranoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjysmë milioni maska, 10,000 mantele, 5,000 kominoshe dhe 30,000 dezinfektues, të gjitha këto pjesë e kontigjentit 24 tonësh të dërguar enkas si ndihmë për Kosovën, për ta mposhtur COVID-19 nga miku i madh i vendit tonë, Mbreti Abdullah II”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka falënderuar mbretin Abdullah ll për mbështetjen në këtë kohë pandemie.

“Me këtë rast, në emër të Qeverisë falënderova popullin dhe shtetin mik të Jordanisë, në veçanti Mbretin Abdullah II për mbështetjen vëllazërore të ardhur me aeroplan special nga Jordania. Me këtë rast shpreh vlerësimin për kolegun tonë, Prof. Arianit Shehu, që u angazhua maksimalisht që ky donacion nga Jordania të bëhet realitet”, tha ai.

“Miqtë e mirë dihen në ditë të vështira, faleminderit Jordani”, ka thënë Tahiri, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version