Analisti Agim Jonuz për “Samo Vistina” vlerëson se për momentin “fraerët” më të mëdhenj janë partitë e vogla sepse përbërja e Qeverisë varet prej tyre.
“Fakti është që shqiptarët kanë një aromë nacionaliste. Unë mendoj se ideologjitë e partive shqiptare dhe asaj maqedonase janë të përziera.
Maqedonia në këtë moment kuptohet si një ndërmarrje e madhe ku lufta e vetme është ndarja e vendeve.
“Fraerët” më të mëdhenj për momentin janë partitë e vogla sepse përbërja e qeverisë varet prej tyre. Për shembull, Apasiev mund të bëjë gjithçka që dëshiron me dy deputetë.
Për vite të tëra, ajo një votë e Amdi Bajramit ishte më komerciale. Amdi Bajram jepte gol me thembra, këto japin mes këmbëve”, tha Jonuz./Telegrafi/