“Është herë të japim vlerësime për ditën zgjedhore. Ne mbikëqyrim nëse zgjedhjet janë organizuar sipas standardeve demokratike dhe ndërkombëtare. Për ne s’janë të rëndësishme rezultatet, por procedurat e zgjedhjes. Për këtë arsye ne e mbikëqyrim procesin zgjedhor”.
Këtë sot e tha shefja e misionit ndërkombëtar për mbikëqyrje të zgjedhjeve OSBE-ODIRHR Korin Jonker, para shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz-Hamid” në Shuto Orizare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo theksoi se zgjedhjet i ndjekim 250 mbikëqyrës që janë të shpërndarë në gjithë vendin.
“Për ne nuk është e rëndësishme të vlerësojmë mbikëqyrjen në disa vendvotime, por të presim rezultate nga gjithë vendvotimet, dhe më pastaj të dalim me vlerësim të përgjithshëm”, tha Jonker duke shtuar se mbikëqyrësit e OSBE-së që herët e përcollën hapjen e vendvotimeve dhe do të jenë të pranishëm deri në fund.
Jonker shtoi se nesër në konferencë për shtyp do të dalin me njoftime më të detajizuara për procesin zgjedhor./Telegrafi/