Telegrafi

Jonker: Pragu zgjedhor është i rëndësishëm që zgjedhjet të jenë të vlefshme

“Në OSBE jemi të vetëdijshëm për censusin prej 40% që duhet të përmbushet në këto zgjedhje për të qenë të vlefshme. Për këtë qëllim ODIHR më shumë herë në të kaluarën ka dhënë rekomandime që ky census të hiqet”, deklaroi shefja e OSBE/ODIHR Corien Jonker, pas vizitës në vendvotimin 2789 në lagjen Draçevë.

Ajo theksoi se 170 vëzhgues janë nëpër vendvotimet në vend dhe se Misionni është këtu që shohë nëse zgjedhjet zbatohen sipas standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sapo vëzhguam një vendvotim, por një vendvotim nuk i përfshin të gjithë. Do të deklarohemi rreth ditës zgjedhore pasi të përfundojë i gjithë procesi i vëzhgimit”, tha Jonker.

Ajo rikujtoi se ekipi vëzhgues i Misioni në Maqedoninë e Veriut është që nga marsi dhe këtu do të jetë deri në mes të muajit maj për ta vëzhguar gjithë procesin zgjedhor dhe se nesër do të dalin me deklaratë për gjithë procesin zgjedhor./Telegrafi/