Site icon Telegrafi

Jonida Vokshi vjen në formë të mahnitshme pak pas lindjes

Jonida Vokshi (Foto: Instagram)

Prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Jonida Vokshi, në qershor të këtij viti u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Besnik Krapi, mirëpritën vajzën e tyre të cilën e pagëzuan me emrin, Emi.

Dhe pak pas lindjes, artistja e njohur ka nisur pushimet në Shqipëri teksa nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

Në një fotografi të fundit, ish-aktorja e “O sa mirë” vjen në formë të shkëlqyeshme e cila duket se ka rikthyer linjat trupore menjëherë në formë.

Lexo po ashtu Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë

Kjo pjesë duket të jetë mjaft e mirë për Jonidën, pasi shumë prej të famshmëve kanë problem kilogramët e tepërt pas lindjes.

Sido që të jetë, prezantuesja po shijon jetën në masë të madhe dhe bashkë me Besnikun jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version