Pas premierës së filmit “Shtatë ditë”, Jonida Vokshi ka vendosur të largohet nga Tirana.
Aktorja dhe moderatorja simpatike ka postuar një video në profilin e saj në Instagram nga kryeqyteti britanik, Londra.
E veshur stil dhe me buzëqeshjen e ëmbël që e karakterizon, Vokshi duket shumë e lumtur për këtë “arratisje” larg Tiranës, transmeton blitz.al.
Veç emisionit “Thurje” në Digitalb, Jonida interpretoi edhe në komedinë “Kujtesa e ujit” në Teatrin Kombëtar. Andaj ky pushim ishte shumë i nevojshëm për të.
Ndërkaq, ajo u bë e njohur te publiku i gjerë shqiptar me rolin e saj në hit-serinë komike, “O Sa Mirë”.