Telegrafi

Jonida Vokshi publikon momentet më të veçanta të dasmës

Prezantuesja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, të shtunën e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dyshja, të cilët janë të lidhur prej vitesh, zgjodhën një vend tejet luksoz për dasmë, gjersa mblodhën miq e familjarë në një ambient atraktiv në Golem të Shqipërisë.

Të njëjtit po ashtu nuk kanë hezituar që në rrjetet sociale të publikojnë momente të veçanta nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre.

“Momenti më emocionues i jetës sime. Asgjë nga e gjithë kjo ëndërr e bukur e bërë realitet nuk do ishte e mundur, nesë nuk do ishte pranë nesh Ami Event. Dhe falënderimi i fundit shkon për Zotin që më ka bekuar me Besnik Krapi në jetën time”, ka shkruar mes të tjerash Jonida në postimet e ndara me ndjekësit në Instagram.

Lexo po ashtu Në një ceremoni të bukur, martohen Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Çifti janë njohur në serialin vendor “O sa mirë”, pesë vite më parë, derisa po aktronin së bashku.

Ndërkaq, është raportuar se pas martesës, Jonida dhe Besniku do të jetojnë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak të angazhimeve të shumta që kanë. /Telegrafi/