Jonida Vokshi gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës private.
Shumë rrallë mund të shikojmë foto nga familjarët e saj, e pothuajse fare nga jeta sentimentale.
Para disa orësh Vokshi ka ndarë me fansat një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku na njeh me gjysmën e saj më të mirë, transmeton Telegrafi.
“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime më e mirë”- shkruan moderatorja përkrah fotos, ku shfaqet një djalë.
Por ende nuk e dimë nëse është një mik, familjar apo i dashur i Joindës.
Ndryshe, Jonida është bërë e famshme në saje të rolit të vajzës së drejtorit të kolegjit të serialit ‘O sa mirë’, Elizabeta.
Vlen të theksohet se aktorja aktualisht po udhëheq me sukses emisionin ‘Thurrje’, i cili transmetohet në T Kanal të platformës televizive Digitalb. /Telegrafi/