Jonida Maliqi është një ndër personazhet më të komentuar shqiptar, si për karrierën e saj artistike, ashtu edhe për jetën profesionale.
Një prej gjërave që është komentuar ka qenë dhe lidhja e saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, edhe pse ajo vetë nuk e pranoi.
Fundjavën që lamë pas, Jonida ishte e ftuar në “Shiko kush luan” ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe u pyet për jetën e saj private.
Në lojën “Ndaje ose haje” ajo u pyet: “Si është e vërteta për këtë lidhjen e shumë përfolur? A je ‘single’ a je me atë?”.
Jonida zgjodhi që të përgjigjej, ndërsa deklaroi se nuk është në një lidhje, pra është vetëm.