Prej disa javësh tashmë ka mbetur enigmë emri i trajneres së re në talent show-n e suksesshëm “The Voice Of Albania”.
Pas lajmit për largimin e Elsa Lilës, ishin të shumtë emrat e aluduar, por “Who” zbulon se Jonida Maliqi është artistja që do të luajë rolin e mentores së këtij edicioni.
Kështu juria e “The Voice” plotësohet dhe në të do të shfaqen Alma Bektashi, Genc Salihu, Sidrit Bejleri dhe Jonida Maliqi.