Ajo shënoi rikthimin në muzikë pas një mungese trevjeçare me projekte të reja, duke sjellë këngën e saj më të fundit “N’errësirë”.
Jonida Maliqi tashmë po shijon sukseset e videoklipit të fundit duke pushuar në plazhet fantastike turke.
Bukuroshja shqiptare ka sjell edhe disa fotografi në rrjetet sociale teksa ka marrë komente pozitive për dukjen.
Këngëtarja duket për mrekulli teksa shfaq linjat seksi trupore duke pozuar e veshur vetëm në bikini të bardhë.
Gjatë javës së kaluar, 35-vjeçarja ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka rrëfyer më shumë rreth rikthimit të saj në skenë, punës si sipërmarrëse e suksesshme dhe planeve që ka për të ardhmen.
Gjithashtu ka treguar edhe se si është një ditë e zakonshme e jetës së saj që duket se është e mbushur me lumturi.
Ndryshe, Maliqi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/