Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, duket se ka shijuar pushimet gjatë gjithë sezonit veror.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme.
Së fundmi, këngëtarja vendosi që për ndjekësit e saj të publikojë një fotografi mjaft atraktive, të realizuar gjatë një seance masazhi.
Ajo ka pozuar e zhveshur, teksa ka vënë në pah tatuazhet e shumta të realizuara në pjesën e sipërme.
Jonida ka treguar disa herë se është një adhuruese e tatuazheve, dhe ndër vite ka realizuar plot të tilla në trupin e saj.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore. /Telegrafi/