Jonida Maliqi është shprehur mjaft e emocionuar për pjesëmarrje e saj në Eurovision.
Këngëtarja në kuadër të koncerteve që mbahen para Eurovisionit ka performuar në Spanjë.
Aty ajo përformoi këngën e saj pjesëmarrëse “Ktheju tokës” dhe ky projekt kështu u prit shumë mirë nga publiku.
Në një postim të saj në rrjetin social Instagram, këngëtarja u shpreh e emocionuar.
“Natë magjike në Madrid. Po e jetoj ëndrrën e Eurovisionit”, u shpreh ajo.
Jonida ka angazhuar hiç më pak se 500 valltarë për të pasuruar performancën e saj. /Telegrafi/