Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, është përgjigjur në pyetjet 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.
Ajo tha se punon fort për të jetuar ashtu siç do ajo, gjersa nëse do t’i ndodhte fatkeqësi të mbetej pa shikim, do të ishte në gjendje që ta shihte botën edhe e verbër.
Një pyetje shumë interesante që iu drejtua nga gazetari artistes, ishte ajo se “çfarë nuk do të bënte kurrë për karrierë”.
Dhe përgjigje e këngëtares Maliqi ishte e prerë, duke treguar se nuk do të bënte ato që ajo ka dëgjuar t’i bëjnë të tjerët.
“Nuk do bëja kompromise, dhe nuk do bëhesha ordinere siç na dëgjojnë shpesh herë veshët në botën e showbizit”, tha Jonida gjatë intervistës.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se beson në Karma, duke u shprehur se gjithçka që njeriu përjeton gjatë jetës, e meriton. /Telegrafi/