Telegrafi

Jonida Maliqi i kundërpërgjigjet ndjekëses që i shkruaji se po duket si transversit

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shquhet si një prej femrave shqiptare më me stil, e cila gjithmonë ka qenë një inspirim për shumë femra në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet kur Jonida ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga dukja e saj në përditshmëri, duke treguar pasionin e saj për modën.

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

Në një fotografi të publikuar së fundmi, këngëtarja shfaqej mjaft atraktive e veshur me xhinse, një bluzë të bardhë dhe sandale të bardha.

Mes shumë komplimenteve, ajo mori edhe një koment negativ nga një ndjekëse, së cilës nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej.

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

“Je ber si transvestit, me te kap ty zer se kapur trans”, i ka shkruar ndjekësja këngëtares.

Ndërkohë, Jonida është përgjigjur duke thënë se më mirë të duket e tillë, por të jetë e pastër në shpirt.

“Më mirë vetvetja se sa si ti prototip i vulgaritetit”, ka qenë përgjigja e këngëtares përbri këtij komenti. /Telegrafi/

Foto: Jonida Maliqi/Instagram