Telegrafi

Jonida Maliqi feston ditëlindjen e 35-të, vazhdon të duket në top formë

Këngëtarja Jonida Maliqi është duke festuar ditëlindjen.

Dhe, siç e do zakoni, ajo në rrjetet sociale është shfaqur shumë atraktive.

Bukuroshja me anë të një postimi ka bërë të ditur se është bërë 35 vjeçare dhe pikërisht në këtë rrjet social, në Instagram, ajo ka imazhe të saj ku tregon se duket në top formë.

Jonida me plot kuptimin e fjalës mund të thuhet se është një prej yjeve më atraktive shqiptare, pavarësisht moshës.

Ajo ka revolucionarizuar modën në estradën shqiptare duke sjellë trendet e reja në mënyrë të vazhdueshme.

Jonida Maliqi është e martuar dhe ka fëmijë, duke u fokusuar kështu edhe në jetën private.

Bukuroshja ka kohë që s’ka sjellë ndonjë prure të reja muzikore duke u fokusuar në blogun e saj dhe në jetën private. /Telegrafi/