Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë Jonida Maliqi vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është shquar gjithmonë për elegancën dhe paraqitjet e saj skenike, ndërsa të njëjtin qëndrim dhe stil, Jonida e ruan edhe në përditshmëri.
Që nga viti 2009 këngëtarja ka edhe një butik të sajin në Tiranë, në të cilin sjell në treg veshje për femra dhe këpucë nga markat e ndryshme.
Në disa imazhe të fundit të publikuara në llogarinë personale në Instagram, Jonida shfaqet mjaft bukur dhe me stil veshur me ngjyra në një këmishë të lidhur me pantallona.
Maliqi dukej vërtet bukur teksa shëtiste rrugëve Tiranës, ndërsa aksesori i buzëqeshjes tek ajo asnjëherë nuk mungon. /Telegrafi/