Deri kohëve të fundit çifti i njohur shqiptar, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë të rezervuar sa i përket lidhjes së tyre.
Edhe pse në rrjet qarkullonin fotografi e video të tyre së bashku, ata asnjëherë nuk dhanë ndonjë prononcim.
Tashmë dyshja kanë dalë publikisht në rrjete sociale, duke mos kursyer fjalët e ëmbla për njëri-tjetrin.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ishte Jonida ajo që ka ndarë disa imazhe ku shihet e përqafuar me të dashurin e saj.
“Jeta ime nuk është perfekte por unë dua gjithçka që kam”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Jonida dhe Romeo përndryshe kanë filluar pushimet e tyre në Dhërmi, ku edhe po sjellin imazhe nga momentet e tyre të lumtura. /Telegrafi/