Site icon Telegrafi

Jongen: Kushti i BE-së ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, çmim i lartë

Njohja e Kosovës si kusht për Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte një çmim i lartë.

Kështu mendon filozofi gjerman, Mark Jongen. Ai për të përditshmen ‘Politico’ ka thënë se populli në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi për çështjen e njohjes së Kosovës.

“Është e vështirë për të dhënë këshilla por unë besoj se njerëzit në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi nëse Serbia është e gatshme të paguaj çmimin”, ka thënë Jongen, transmeton lajmi.net.

Ai i ka rekomanduar Serbisë të mos dorëzohet ndaj presionit dhe të mos fut sanksione kundër Rusisë, pasi as BE-ja nuk ka bërë sanksione ndaj Moskës.

“Serbia ka nevojë të mbaj marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të mbetet në pozicion të ndërmjetëm sepse është e rëndësishme për ekonominë e saj”.

Sipas tij, Serbia është një urë që e lidh Evropën me Rusinë, dhe nuk është mirë që të shkatërrohen të gjitha urat.

 

Exit mobile version