Telegrafi

Jones pyetet se nëse do të heq dorë nga titulli i UFC – surprizon me përgjigjen e tij

Jon Jones ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë pa e mbrojtur titullin e tij për një kohë, derisa lufta verbale me presidentin e UFC, Dana White eskaloi edhe një herë.

Rapotet mes dyshes Jones dhe Wihte u tensionuan për shumën që kërkonte ylli i MMA në përballjen kundër Francis Ngannou.

Kreu i UFC-s ka zbuluar se luftëtari po kërkon një shumë rreth 25 milionë funte për të arritur marrëveshje rreth meçit.

Jones ka lëshuar një deklaratë se ai mund të heq dorë nga titulli i tij në peshat e lehta .

“A do të heqësh dorë nga titulli”, ishte pyetur ai nga një tifoz i tij e përgjigja e tij ishte e prerë me vetëm një “Po”.

Jones cilësohet si njëri ndër luftëtarët më të mirë në sportin e arteve marciale të përziera, mirëpo që është në një luftë verbale me White.

Presidenti i UFC-s refuzon t’i ofrojë atë shumë të majme, e që derisa nuk zbuten raportet me tyre, titulli do të mbetet në brezin e Jones. /Telegrafi/