Telegrafi

Jones para super meçit ndaj Gane: Është një luftëtar i madh, do të jetë një luftë e shkëlqyer

Luftëtari amerikan, Jon Jones e ka lavdëruar kundërshtarin e tij, francezin Ciryl Gane, para përballjes të së shtunës mbrëma në kuadër të peshave të rënda në UFC 285.

Nuk është sekret që Jones studion kundërshtarët e tij para çdo lufte dhe ai ka gjetur disa zona për të shfrytëzuar potencialisht kundër Gane.

Kur futet në kafaz në T-Mobile Arena në Las Vegas për ngjarjen kryesore të UFC 285 për t’u përballur me Gane për titullin vakant të peshave të rënda, Jones beson se shënimet që ai ka mbledhur do t’i ndihmojnë që të ketë sukses.

Lexo po ashtu Jon Jones dhe Ciryl Gane bëjnë përballjen sy më sy para super-meçit në UFC

“Ciryl duket si një djalë i mirë. E dini, ai është një luftëtar i madh. Funksionim i shkëlqyeshëm i këmbëve, goditës i shkëlqyeshëm, i vendosur në qëndrimet e tij – dhe mendoj se do të jetë një luftë e shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Jones në konferencën për shtyp para-luftës së UFC 285.

“Unë e respektoj Cyryl Gane, e respektoj vërtet, por studioj film vazhdimisht dhe thjesht shoh shumë modele. Kur ai është në një pozicion, ka gjëra që i pëlqen vërtet të bëjë. Ai shkon shumë në të njëjtin drejtim. Kur është në qëndrim të kundërt, ai ka prirjet e tij”.

“Jashtë kësaj kuptova se ai nuk ka shumë mundje. Ai mbështetet në evazion, duke u përpjekur të largohet. Ai mbështetet në jiu-jitsu në vend të mbrojtjes së fortë kundër heqjes, dhe e njëjta gjë me lojën në tokë”.

“Unë pashë Francis Ngannoun të ishte në gjendje të grumbullonte ndoshta pesë, gjashtë minuta kohë më të mirë në atë luftë, dhe Francis nuk është një djalë që dihet se kontrollon njerëzit në krye. Ai e ka goditjen”.

“Nuk mendoj se në mbrojtje është një kikboksier shumë i fortë. Ai ka një sulm vërtet të bukur. Siç thashë, mbrojtja e tij është kryesisht në lëvizjet e këmbëve, dhe dy zona të tjera të mëdha janë jiu-jitsu dhe mundje”, përfundoi ‘Bones’. /Telegrafi/