Site icon Telegrafi

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën franceze Lille, duke u bërë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Sulmuesi kanadez shprehu dëshirën për t’u rritur si lojtar dhe për të luajtur në klubet më të mëdha në botë, duke theksuar se futbolli për të mbetet argëtim.

“Po, do të jem i lirë në fund të sezonit. Dhe për sa i përket të ardhmes sime, shpresoj të rritem, të bëhem lojtar më i mirë dhe të luaj për klubet më të mëdha në botë nëse mundem. Por mbi të gjitha, dua vetëm të argëtohem, duke mos harruar kurrë se futbolli është argëtues. Fillova të luaj futboll sepse më pëlqeu. Dhe megjithëse tani është bërë punë, duhet të mbani mend se unë ngrihem për kënaqësinë e futbollit, tha çdo mëngjes për të luajtur futboll”, tha David.

Lexo po ashtu Tre klubet angleze po rivalizojnë njëra tjetrën për Jonathan David

I lidhur me top klube evropiane si Manchester United, Liverpool dhe Barcelona, David nuk ka zbuluar ende destinacionin e tij të ardhshëm.

Ai theksoi se do të marrë një vendim në fund të sezonit, pasi dëshiron të përqendrohet në përfundimin e tij të suksesshëm me Lille.

“Sa i përket klubit tim të ri të gjithë do ta dini në kohën e duhur, domethënë në fund të sezonit. Nuk do të bëj asnjë koment para kësaj. Së pari, dua ta përfundoj mirë këtë sezon, fundi duket emocionues dhe dua të luaj mirë dhe të ndihmoj skuadrën. Dhe kur të përfundojë sezoni, do të merret vendimi dhe do të shpallet”, përfundoi ylli kanadez.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Lille, duke shënuar 20 gola dhe duke asistuar në nëntë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version