Bukuroshja Jona Spahiu ka vendosur ta bëjë publike jetën private.
Prezantuesja e C’est La Vie e cila shfaqet në Klan prej kohësh po konsiderohet prej femrave më seksi shqiptare.
Bukuroshja tash e sa kohë ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie, por ka refuzuar të flasë për të.
“Më jep përqafime të gjata, gjithmonë”, ka shkruar Jona në profilin e saj personal në Instagram.
I dashuri i saj është Frenkli Ymeri, një biznesmen i njohur me të cilin ajo tash shfaqet e përqafuar.
Jona u bë e njohur me emisionin e saj në DigitAlb ku paraqitej në My Music.
Megjithatë, tash prej se është angazhuar në Klan, Jona ka nisur edhe një lidhje të re të cilën po e shijon. /Telegrafi/