Jona Spahiu është një prezentuese e re, por tashmë ajo po mahnit ekranet televizive.
Bukuroshja e Top Channel po qëndron në Sofie të Bullgarisë, ku edhe ka mahnitur me imazhet që ka publikuar.
Ajo është parë në veshje ngjyrë të verdhë, teksa thjeshtësia e saj në makijazh dhe në flokë nxorrën në pah bukurinë e saj unike.
Sofien e bukur duket se e ka pushtuar një shqiptare për nga bukuria, dhe këtë mjafton të vërehet në llogarinë e saj në Instagram.
Jona aktualisht drejton një nga emisionet më të shikuara në My Music, “Pa filter”. /Telegrafi/