Site icon Telegrafi

Jona Spahiu: Janë përpjekur të frenonin shkëlqimin tim

Sa herë që flitet në televizion për Jona Spahiun dëgjohen gjithnjë fjalë shumë të mira, kjo pasi etiketohet shpesh si vajza e formuar dhe me një bagazh inforamcioni të bollshëm.

Së fundmi Jona është bërë nënë e një djali e është shkëputur prej një viti nga televizioni tashmë.

Këtë të shtunë Jona ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” që drejtohet nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Moderatorja e njohur ka folur për martesën me Frenkilin, lindjen e Raiden por edhe për rikthimin e saj në televizion.

“Jam ndjerë e nënvlerësuar(në televizion). Kam qenë një pulë, një njeri të cilin e linin atje dhe nuk bënte gjë. Të gjitha gjërat që mua më thonin unë i diskutoja me veten time dhe nxirrja gabime tek vetja”.

“Dëgjoja pafund njerëz që më thoshin Jona përse nuk e merr ti këtë emision? Përse nuk bën diçka më të madhe? Ndërkohë që ka pasur edhe shumë raste kur unë largimin tim nga diçka e kam marrë vesh nga portalet”.

“Mesa duket nuk është pjesë e filozofisë së televizionit ku supozohet që njerëzit të jenë të realizuar. Edhe janë druajtuar nga potenciali im ndoshta dhe kanë bërë çdo që të jetë e mundur të frenonin shkëlqimin tim”.

“Nëse ka diçka që unë e kam bërë timen nga televizioni është se unë jam bërë një njeri tjetër që e di se çfarë dua, pa bërë kompromise. Sinqerisht më ka ndimuar shumë për të kuptuar se ku jam unë.”, ka rrëfyer Jona.

Moderatorja ka qenë pjesë e DigitAlb, por edhe e emisioneve si Gjeniu i Vogël.

Exit mobile version