Jona Spahiu është një nga prezantueset më atraktive shqiptare.
Bukuroshja e ekraneve që tash është prezantuese në Klan në emisionet tjera të këtij televizioni, katapultimin në botën e medias e pati në televizionin DigitAlb.
Dhe, aty ajo është njohur me të dashurin e ri që e mbajti sekret, me Frenklin.
Jona thotë se romanca e tyre ishte e vështirë, pasi që ishin kolegë në punë.
“Njohja jonë ka nisur në ambientet e punës. Ai është komentator sportive dhe unë kam qenë shumë skeptike për këtë lidhje pasi ambientin e punës nuk dua ta ngatërroj me gjëra të tilla”.
“Megjithatë fakti që ishim në të njëjtin ambient edhe na i lehtësoi me tepër njohjen. Ai është arsyeja pse unë jam e lumtur dhe këtë nuk e fsheh dot”, u shpreh Jona.
Jona konsiderohet një nga femrat më atraktive shqiptare, por nuk është marrë ndonjëherë me modelim. /Telegrafi/