Site icon Telegrafi

Jona e BB7 në pritje të binjakëve? (Foto)

Jona Kalemaj, ish-banorja e “Big Brother” është një nga personazhet më aktive në rrjete sociale.

Edhe pse ka kaluar kohë që nga periudha kur ajo ka qenë pjesë e “Big Brother 7”, sërish mbetet një nga ish-banoret më të pëlqyera dhe të ndjekura. Jo rrallëherë ndodh që Jona të reagojë në Instagram-in e saj mbi situata të ndryshme të përditshmërisë apo edhe për gjëra që kanë të bëjnë me jetën e saj personale.

Aktualisht ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë, edhe pse e ka ekspozuar shumë pak barkun e saj të rrumbullakosur.

Pak minuta më parë ajo ka qenë duke gatuar mëngjesin. Fati i saj këtë mëngjes ka qenë që të konsumojë vezë me dy të verdha, siç shihet edhe në foton e publikuar. Si një njeri supersticioz, nga surpriza që ka hasur, Jona ka shtruar pyetjen:

“Çfarë do të thotë kjo? Ishalla binjakë!”, shkruan ish-banorja e “Big Brother”.

Jona është në muajt e parë të shtatzënisë. Duket se dëshira e saj është që të bekohet me binjakë… ose ky është vërtet një sinjal që na tregon se ajo pret binjakë.

Exit mobile version