Site icon Telegrafi

Jon Tarifa do të martohet këtë vit (Video)

“Bumpy Roads” është kënga që sjell në një bashkëpunim këngëtarët Jon Tarifa dhe “Kass”.

Detaje rreth këtij projekti kanë dhënë këngëtarët për emisionin “Express”, derisa Jon Tarifa ka treguar se këtë vit ai do të martohet.

Pas bashkëpunimeve me këngëtaret Vesa Luma dhe Eneda Tarifa, Jon Tarifa vjen edhe me një tjetër bashkëpunim. Këtë herë, këngëtari i cili jeton dhe punon në Holandë, është paraqitur në duet me hip-hop artistin shqiptar, i cili jeton në Norvegji, Kastriot Preteni, i njohur me emrin artistik “KASS”.

Kënga e tyre mban titullin “Bumpy Roads” dhe flet për jetën e të dy artistëve të rinj, kush kanë qenë, ku janë sot dhe cilat janë synimet e tyre. Ndryshe, kjo këngë është kolona zanore e një projekti të shkurtër filmik holandez.

Reperi i ri “Kass” është nga Mitrovica, prandaj një pjesë e klipit është xhiruar në këtë qytet, gjersa pjesa tjetër në Tiranë, nga vjen Jon Tarifa. Këngëtarët janë shprehur të kënaqur me pritjen që i ka bërë publiku këtij videoprojekti muzikor. Madje, treguan se kënga po dëgjohet mjaft shumë edhe në radiot e vendeve ku ata jetojnë.

Të dy këngëtarët premtuan se pos këtij projekti, këtë vit do të jenë shumë më aktivë, duke sjellë shumë këngë e klipe solo, por edhe bashkëpunime. Në anën tjetër, këngëtari Jon Tarfia bëri të ditur se më 5 korrik të këtij viti, do të martohet.

Exit mobile version