Producenti i njohur Jon Peters i është rikthyer ish-të fejuarës – të cilën e la për superyllin Pamela Anderson, martesa e të cilëve zgjati vetëm 12 ditë.
Peters tha për Page Six këtë muaj, “Kur Pamela më telefonoi të martohem me të, ishte si një ëndërr për mua, edhe pse isha e fejuar me dikë tjetër”.
Ai tani tregon se është rikthyer sërish me aktoren Julia Faye West, e cila ka një ngjashmëri të frikshme me Anderson dhe duket si kopje e saj e re.
Peter tha të enjten se megjithë martesën dhe ndarjen e tij të shpejtë, ai dhe West kanë ‘lidhje të mirë’.
Në një intervistë të dhënë për FHM Sweden në vitin 2019, West tha se mashkulli i saj ideal ‘duhet të jetë perfekt dhe të më dojë mua’.
Në fillim të këtij viti, Pamela u martua për të pestën herë, por kjo martesë e saj zgjati vetëm 12 ditë.
Martesa e saj dhe producentit Jon Peters përfundoi me anë të një mesazhi.
“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, thuhet në mesazh. /Telegrafi/