Angelina Jolie është nominuar në dy kategori për Golden Globe. Filmi “First They Killed My Father” ka marrë një nominim në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, ndërsa “The Breadwinner” do të konkurrojë në kategorinë e filmit më të mirë të animuar.
Aktorja hollivudiane, e cila e ka provuar veten edhe si regjisore, është producente e të dy këtyre filmave, ashtu që në rast se fitojnë, ajo do të paraqitet në skenë për të mbajtur fjalim.
“First They Killed My Father” flet për mizoritë e Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, ndërsa në rolet kryesore janë Sareum Srey Moch dhe Phoeung Kompheak.
Filmi doli në muajin shtator dhe ka marrë kryesisht kritika të mira.
“The Breadwinner” flet për një vajzë të re që jeton nën sundimin taliban në Afganistan, e cila i shkurton flokët për të punuar, në mënyrë që ta mbajë familjen e saj.
Jolie ka pasur histori të mirë në Golden Globes. E gjitha filloi në vitin 1997 kur u vlerësua për punën e saj në “George Wallace”. Ajo u nominua dhe fitoi në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor në serial, mini-serial ose film.
Ajo u vlerësua edhe në vitin 1998 për rolin e saj në filmin “Gia”, kur e fitoi çmimin e aktores më të mirë në rol kryesor në serial, mini-serial ose film për kategorinë televizive.
https://www.youtube.com/watch?v=v2xVI8D2PCY
Një tjetër triumf e shënoi në vitin 1999 kur luajti krahas Winona Ryder dhe Brittany Murphy në “Girl, Interrupted”. Angelina u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor në një film.
Më pas u nominua në disa raste, ndërsa fitorja e radhës ishte në vitin 2007 me rolin e saj në “A Mighty Heart Best” kur u shpall aktorja më e mirë në një film dramë.
Një vit më pas u nominua sërish në të njëjtën kategori për performancën e saj në filmin “Changeling”. Në vitin 2010, Jolie u nominua prapë për aktoren më të mirë për performancën e saj në filmin “The Tourist”, ku luajti krahas Johnny Depp.
Filmi “In the Land of Blood And Honey”, të cilit ia ka bërë regjinë, në vitin 2011 konkurroi në kategorinë për filmin e huaj më të mirë. /Telegrafi/