Telegrafi

Jolevski: Të vazhdojë politika në dyer të hapura të NATO-s

Prioritet i lartë i Qeverisë së Maqedonisë janë integrimet euroatlantike, ndërsa politika në dyer të hapura të NATO-s duhet të vazhdojë, ka theksuar ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski dje në takimin në Pentagon me zëvendës-ndihmësin e sekretarit për mbrojtje, Micheal Carpenter, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ministri Jolevski informoi për fillimin e procesit për përpunimin e strategjisë së re për mbrojtje dhe kontroll strategjik të mbrojtjes, ndërsa u përqendrua edhe në bashkëpunimin rajonal dhe rolin konstruktiv të Maqedonisë në iniciativat rajonale, duke theksuar se RM-ja nga shtatori do të jetë nikoqir i Komandës së Forcave mjekësore ballkanike dhe gjithashtu informon për iniciativën e selisë së Shtabit të SEEEBRIG nga viti i ardhshëm të jetë në Maqedoni’, thuhet në kumtesë.

Jolevski dje në Washington mori pjesë në koferencën ‘Ardhmëria e zgjerimit të NATO-s dhe kufijve të rinj të sigurisë evropiane’ në panelin e tretë dedikuar ‘Ardhmërisë së zgjerimit: A janë të hapura ende dyert e NATO-s’. /Telegrafi/