Zoran Jolevski, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, sot do të qëndrojë në vizitë pune në Trakoshqan të Kroacisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve anëtare të SHBA-së Karta e Adriatikut, i cili do të mbahet në Trakoshqan. /Telegrafi/