Site icon Telegrafi

Jolevski për vizitë në SHBA

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në kuadër të vizitës së punës në SHBA, dje ka pasur takime me senatorin Tom Koton, ish-këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Barack Obama gjenerali Jimm Johns, me këshilltarin për politikë të sigurisë dhe mbrojtjes në German Marshall Fund Derek Chollet dhe me përfaqësues të kompanisë amerikane e interesuar për investim në industrinë dedikuese në Maqedoni dhe në poligonin Krivollak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimet, siç njoftoi Ministria, Jolevski i ka informuar bashkëbiseduesit për reformat në mbrojtje, për procesin e modernizimit të ARM-së i cili realizohet në pajtueshmëri me standartet e NATO-s dhe për shumë çështje tjera.

Jolevski, gjithashtu, i ka prezantuar edhe argumentet se pse Maqedonia duhet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO dhe se integrimet euroatlantike janë prioritet i lartë i Qeverisë së Maqedonisë. Kurse nga ana tjetër Johns ka theksuar se disa herë e ka vizituar Maqedoninë dhe se në vepër është bindur në cilësinë e pjesëtarëve të ARM-së, theksoi se Maqedonia meriton ta marrë ftesën e merituar për anëtarësim në NATO.

Me ftesë të Këshillit Atlantik, Jolevski sot do të marrë pjesë në konferencën me temë ‘Ardhmëria e zgjerimit të NATO-s dhe kufijtë e rinj të sigurisë evropiane’ në Washington. Në konferencë do të diskutohet për ndodhitë e fundit në Evropë/Evropën Lindore, si dhe për atë sesi zgjerimi i NATO-s do të ketë ndikim të Sigurisë evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version