Për ministrin Zoran Jolevski, i cili ka qenë vëzhgues në njësinë e gjashtë zgjedhore, nuk ka pasur asnjë parregullsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në një intervistë për Kanal 5, kundërshtoi pohimet e LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, duke thënë se nuk ka pasur asnjë parregullsi që mund të dyshohet në rezultatin e zgjedhjeve.
Edhe për këshilltarin e KSHZ-së, Aleksandar Mihajloski, nuk ka hapësirë për dyshime në rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ai tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme./Telegrafi/