Site icon Telegrafi

Jolevski në Samitin e NATO-s në Varshavë

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë sot dhe nesër mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike-NATO në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jolevski do të ketë fjalim në Takimin e ministrave të Mbrojtjes për platformën për interprobalitet, ndërsa pritet të realizojë edhe më shumë takime bilaterale me kolegët e tij, ministrat e mbrojtjes të vendeve-anëtare të Aleancës.

Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, pasi nga Kabineti i kryetarit Ivanov njoftuan se nuk nuk do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Varshavë, për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, gjykimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, aspkektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version