Site icon Telegrafi

Jolevski: Maqedonia kontribon në stabilitetin euro-atlantik

Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, thotë se natyra e sfidave të sigurisë kërkon bashkëpunim të përmirësuar dhe të përgjithshëm ndërmjet vendeve dhe palëve të përfshira, ndërkaq Maqedoni u tregua si partner serioz në ballafaqimin me këto sfida, tramseton Telegrafi Maqedoni.

Këtë deklaratë, ministri Jolevski ebëri në Vienë, në mbledhjen e vendeve të bashkëpunumit qendrorë evropian për mbrojtje, së bashku me Malin e Zi dhe Serbinë, që iu kushtua menaxhimit të krizës së migrantëve, mbrojtjes së kufijve evropianë dhe ndihmës humanitare për migrantët.

Më tej, Jolevski tha se Maqedonia i ka ndarë vlerësimet për siguri dhe se vazhdimisht jep kontribut për stabilitetin euro-atlantik, duke dhënë kontribut aktiv edhe në tentimet e përbashkëta për ballafaqimin me sfidat bashkëkohore, kërcënimet dhe rreziqet./Telegrafi/

Exit mobile version