Filmi “Joker” ka marrë tri nominime për ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘7th Critics’, edhe atë në kategorinë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe përshtatjen më të mirë filmike.
Njoftimi është bërë në profilet e këtij filmi në rrjetet sociale, me ç’rast janë uruar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij realizimi.
Për shkak suksesit të jashtëzakonshëm të “Joker”, qe një kohë është duke u spekuluar se është duke u përgatitur vazhdimi i tij.
Edhe pse akoma nuk ka ndonjë konfirmim, regjisori Todd Phillips nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
Filmi me Joaquin Phoenixin në rolin kryesor ka kaluar shifrën prej një miliard dollarë përfitime kundrejt buxhetit prej 55 milionë dollarësh për realizimin e tij. /Telegrafi/