Boris Johnson ka paralajmëruar se do të ketë më shumë vdekje nga COVID-19 ndërsa vendi “me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme” del nga bllokimi.
“Ne nuk mund t’i shpëtojmë faktit se heqja e bllokimit do të rezultojë në më shumë raste, më shumë shtrime në spital dhe fatkeqësisht më shumë vdekje”, tha kryeministri britanik para ligjvënësve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ndërsa zbuloi planin drejt heqjes së kufizimeve, raporton cnn.
“Asnjë vaksinë nuk mund të jetë kurrë 100 për qind efektive, jo të gjithë do t’i marrin ato dhe si të gjitha viruset, COVID-19 do të shndërrohet”, shpjegoi ai. “Gjithmonë do të ketë disa njerëz të prekshëm që nuk do të preken nga vaksinat”, pohoi Johnson.
Akoma, kryeministri shtoi se vendi nuk mund të “vazhdonte për një kohë të pacaktuar” me kufizimet e bllokimit që po dëmtonin ekonominë britanike.
“Masat e sotme do të zbatohen në Angli, por ne jemi duke punuar ngushtë me administratat e devolucionuara,” shpjegoi ai. “Ne jemi në gjendje t’i ndërmarrim këto hapa për shkak të vendosmërisë së publikut britanik dhe suksesit të jashtëzakonshëm të NHS tonë në vaksinimin e 17.5 milionë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha kryeministri. /Telegrafi/