Telegrafi

Johnson po fliste para liderëve të samitit G7, Merkel ia “ndërprenë” fjalën – kryeministri britanik me dozi humori i thotë se duhet ta fikë mikrofonin

Në takimin e sotëm të G7-së vëmendje të madhe fitoi kryeministri britanik Boris Johnson, i cili i tha kancelares gjermane Angela Merkel që ta fikë mikrofonin, shkruan Reuters.

Në fakt derisa Johnson po mbante fjalimin hyrës të samitit, Merkel në mënyrë të befasishme e ndërpreu duke tentuar t’i thotë presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministri të ri italian Mario Draghi, se dëshiron të takohet me ta “live” gjatë samitit të G7-së në qershor, transmeton Telegrafi.

“Na dëgjon Angela”, e pyeti Johnson me një dozë humori dhe buzëqeshje, duke shtuar “mendoj se duhet ta fikësh mikrofonin”.

E pas një viti takimesh virutale, as liderët e G-7 nuk kanë arritur ta shmangin problemin e ndaljes së mikrofonit siç ishte edhe rasti i sotëm. /Telegrafi/